NOA INSPECT

Shoqëria Koncesionare

Kush jemi ne !

“Shoqëria Koncesionare NOA INSPECT” sh.p.k (“Noa Inspect”) është themeluar në vitin 2019 nga shoqëria Noa Control sh.p.k, e cila zotëron 100% të aksioneve të Noa Inspect. Shoqëria NOA INSPECT sh.p.k, ne bazë të të drejtave që i lindin në zbatim të kontratës koncesionare me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kryen eskluzivisht shërbimin e kontrollit ligjor të distributorëve të karburantit në RSH.

Shoqëria Koncesionare NOA INSPECT sh.p.k është e akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akredtimit si Trupë Inspektuese sipas standardit 17020 – 2012, rekomandimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore (OIML) për kontrollin ligjor të shpërndarësve të karburantit si edhe zotëron certifikatat: ISO 9001/2015, ISO 450001:2018, ISO 14001/2015.

Ju sjellim cilësi dhe sherbim rigoroz

Matjet e sakta , mbrojtja e konsumatorit!

Nëpërmjet shërbimit eskluziv të kontrollit ligjor të distributorëve të karburantit në Republikën e Shqipërisë, NOA INSPECT sh.p.k garanton matje të sakta të sasisë së karburantit që tregtohet për automjetet, në zbatim të Ligjit 126/2020 “Për metrologjinë” si edhe rekomandimet e OIML për këtë kategori.

Kontrolli ligjor i distributorëve të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës, periodikisht cdo 6 muaj, garanton mbrojtjen e konsumatorëve, si edhe shoqërtë që tregtojnë karburante, nga matjet e pasakta, jashtë intervaleve të gabimeve maksimale të lejuara nga legjislacioni në fuqi dhe standardet ndërkombëtare të metrologjisë ligjore.

Të kryejë kontrollin ligjor të instumenteve matës nëpërmjet verifikimit të shpërndarëseve të karburantit dhe gazit të lëngshëm të shoqërive që operojnë në këtë sektor nëpërmjet vlerësimit të konformitetit në perputhje me kërkesat teknike metrologjike, bazuar në procedurat teknike të miratuara në perputhje me standardet ndërkombëtare si dhe rekomandimet e OIML-së, për të arritur nivel te lartë të shërbimit të ofruar dhe për të garantuar besueshmërinë te konsumatori. Të përmiresojë në një nivel sa më të lartë rezultatet operacionale në gjithë pjesët përbërese të shoqërisë nëpërmjet implementimit të standardit ISO 17020:2012, ISO9001/2015, ISO 450001:2018, ISO 14001/2015.

                                                                              SHËRBIMI I OFRUAR

Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matës, nëpërmjet vlerësimit të konformitetit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm kryhet eskluzivisht nga Noa Inspect sh.p,k duke përdorur paisje të prodhuara dhe kalibruara në laboratorë të vendeve të BE-së, si edhe softëare të avancuar që mundësojnë kontroll në kohë reale të kontrollit ligjor per të garantuar, transparancë dhe auditim të plotë të procedurave në inspektim.


Per Inspektimin Fillestar ju lutemi te plotësoni formularin (Modeli Standard Formulari i Aplikimit per Verifikim Fillestar) dhe te na e dërgoni me email:

Shoqëria Koncesionare NOA INSPECT sh.p.k duke ndjekur praktikat më të mira referuar rekomandimeve të OIML për sa i përket distributirëve të karburanteve dhe GLN-së, aplikon inspektimin duke përdorur etalonë matje dhe pajisje ndihmëse të kompanisë të mirënjohur Gjermane Edelstahlbau Tannroda GmbH, në prodhimin e instrumentave matëse që përdoren nga trupat inspektuese në fushën e metrologjisë ligjore. Nëpërmjet një stafi të mirëkualifikuar inxhinierësh metrologë, kompania jonë ka si synim garantimin e konformitetit të shpërndarësve të karburantit dhe GLN-së, duke garantuar konsumatorët në furnizimin me karburant në përputhje me standardet më të mira europiane. Shoqëria NOA INSPECT sh.p.k garanton gjithashtu qeverinë shqiptare për aplikimin e standardeve më të larta të sigurisë për garantimin e pavarësisë në furnizimin më karburant të pajisjeve shpërndarëse të karburantit, duke përjashtuar ndërhyrjet dhe abuzimet e potenciale në instrumenta matëse. Nëpërmjet sistemit të miratuar të menaxhimit të cilësisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, kompania jonë ofron një shërbim profesionale metrologjik për shoqëritë që tregtojnë karburante, duke shmangur konfliktin e interesit dhe mbrojtur konsumatorët dhe të ardhurat publike, nga matjet e pasakta dhe jokonformitetet e ndryshme.

Digjitalizimi
Ne ecim me kohën :

Nëpërmjet sistemit e – inspection procedura e vlerësimit të konformitetit për cdo instrument matës, pjesë e distributorit shpërndarës të karburantit dokumentohet në kohë reale, në përputhje me systemin e kontrollit të cilësisë së kompanisë sonë, legjislacionit në zbatim dhe rekomandimeve të OIML. Sistemi I kontrollit dhe monitorimit të NOA INSPECT sh,p.k përfshin gjithashtu edhe një sistem të avancuar pajisjesh monitoruese në kohë reale, kamera trupi, kamera makine, etj, të cilat krijojnë mundësinë për ndjekjen nga ana e stafit menaxherial të cdo procesi inspektimi në terren.

Gjatë këtij kontrolli kryhet vlerësimi I konformitetit të distributorit të karburantit bazuar në dokumentacionin e lëshuar nga ana e prodhuesit (deklarata e konformitetit), Organit Europian të Notifikuar (Certifikata e Ekzaminimit të Tipit (Moduli B), dokumentacioni teknik, etj.

Kontrolli vizual i një distributor/shpërndarësi duhet të vlerësojë ndër të tjera nëse instrumenti matës është në përputhje me dokumentacionin teknik ku përfshihet Deklarata e Konformitetit dhe Certifikata e Ekzaminimit të Tipit. Kontrolli visual përfshin edhe evidentimin nëse pjesët e instrumentit matës janë dëmtuar fizikisht, kanë probleme në operim ose pjesët metalike tregojnë shenja korrozioni. Hapat kryesorë që kryhen gjatë kontrollit visual janë:

  • Kontrolli I Pllakatës së Paheqshme duke e krahasuar me Certifikatën e Ekzaminimit të Tipit, projektin e distributorit dhe Deklaratën e Konformitetit.
  • Kontrolli i vend vulosjeve dhe gjendja e vulave të sigurisë sipas Certifikatës së Ekzaminimit të Tipit;
  • Kontrolli dhe sigurimi i regjimit automatik.
  • Zerimi i treguesve, testi i printerit dhe kablli lidhës shpërndarës – printer (ose siç quhet ndryshe, kontrolli i regjimit automatik, se si sistemi i shpërndarësve është i lidhur me kasën fiskale).
  • Kontrolli i tabelës treguese;
  • Treguesi i litrave;
  • Treguesi i çmimit per litër;
  • Treguesi i vlerësimit të shitjes në lekë;
  • Rrjedhje lëngu në tubacione;
  • Pjese të dëmtuara/korroduara;

 

Procedura e inspektimit vazhdohet nëse shpërndarësi nga kontrolli vizual rezulton në konformitet me procedurën teknike dhe kërkesat ligjore.

Nëse instrumenti matës nuk plotëson kërkesat e inspektimit vizual, nuk duhet të kryhen teste të mëtejshme. Në këtë rast bllokohet përdorimi i mëtejshëm i instrumentit matës.

Testi i saktësisë së shpërndarësit dhe instrumenteve matëse përbërëse të tij kryhet duke përdorur metodën e volumit, bazohet në shpërndarjen e një sasie të specifikuar të lëngut në një enë reference të referuar në një normë/vlerë të përcaktuar të rrjedhës.

Për kryerjen e këtij testi, Noa Inspect përdor etalonë matëse dhe paisje ndihmëse të një saktësie shumë të lartë, prodhuar dhe kalibruar në laboratorë të vendeve të BE-së.

Noa Inspect ka të drejtë të kryejë dhe auditime shtesë, bazuar mbi një analizë të riskut të instrumenteve matëse. Kjo procedurë vlerësimi konformiteti (e cila do të bëhet pa asnjë tarifë shtesë) kryhet pë rata distributor për të cilët ka indicio se janë me risk të shtuar për matje të parregullta. Vlerësime të caktyara konformiteti mund të kryhen duke u fokusuar vetëm te inspektimin vizual (kryesisht kontrolli i vulave apo shenjave të tjera dalluese), por mund të ketë dhe auditime që do përfshijnë dhe testin e saktësisë, duke përdorur një ose disa enë të sistemeve matëse.

RËNDËSIA E SHËRBIMIT

Në cfarë ne besojmë

Shërbimi i kontrollit ligjor të instrumeteve matës, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm luan një rol shumë të rëndësishëm per të garantuar praktika të ndershme në tregtimin e karburantit dhe gazit të lëngshëm në Republikën e Shqipërisë. Ky shërbim metrologjik mbron të gjitha palët që përfshihen në transaksione, ku përmendim si më poshtë:

Garantimi I matjeve të sakta duke mbrojtur konsumatorin nga rastet kur sasia e dhënë në distributor është më e vogël se ajo për të cilën paguhet. Çdo pistoletë karburanti dhe distributori në tërësi është i markuar me shenjën e konformitetit përkatës nga ana e inspektorëve të NOA INSPECT sh.p.k, duke krijuar mundësinë që çdo konsumator të furnizohet vetëm në distributorë të certifikuar.

Garantimi I matjeve të sakta duke mbrojtur shoqëritë që tregtojnë karburant në rastet kur instrumenti matës jep një sasi më të madhe se ajo për të cilën paguhet nga konsumatori.

Garantimi që kontrolli metrologjik ligjor jep saktë në përputhje me standardet europiane sasinë e karburantit që tregtohet dhe ndikon pozitivisht dhe në procesin e mbledhjes së taksave dhe tatimeve që aplikohen në industrinë e karburanteve.

Baza ligjore

OIML R-117-1:2007

“Sistemi matës dinamik për lëngje të ndryshme nga uji”

VKM 770 date 2.11.2016

“Aneksi VII- Sistemet e matjes për matjen e vazhdueshme dhe dinamike të sasive të lëngjeve përveç ujit MI-005”

Ligji 10489, datё 15. 12. 2011

“Pёr tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut tё produkteve jo ushqimore”

OIML R-117-2:2014

“Sistemi matës dinamik për lëngje të ndryshme nga uji”

Kontrata Koncesionare

“Kontrata Koncesionare me Ministrine e Financave dhe Ekonomise”

VKM 770, date 2.11.2016

“Per miratimin e Rregullit Teknik “Per Instrumentat Matëse”

OIML R-117-3:2014

“Sistemi matës dinamik për lëngje të ndryshme nga uji”

Standardi ISO 9001:2015

“Kërkesat për sistemin e menaxhimit të Cilësisë”

Ligji 219, date 21.09.2022

"PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR VERIFIKIMIN E INSTRUMENTEVE MATËSE LIGJËRISHT TË KONTROLLUARA"

OIML R-120:2010

“Standarde prove për testimin e sistemit matës për lëngje të ndryshme nga uji”

Standardi ISO 14001:2015

“Kërkesat e sistemit të menaxhimit të mjedisit; OHSAS 18001:2007 Siguria dhe Shëndeti ”

Ligji 126, date 15.10.2020

PËR METROLOGJINË

Të drejtat

  • Shoqëria koncesionare ka ekskluzivitetin të kryejë kontrollin ligjor të distributorëve të karburantit dhe GLN-së, objekt i kontratës së koncesionit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës koncesionare.
  • Koncesionarit i është garantuar respektimi i plotë nga të gjithë palët e interesuara, përfshirë edhe palët e treta, e të drejtave dhe kompetencave që i janë dhënë me anën e Kontratës së Koncesionit.
  • Shoqërisë Koncesionare i garantohet zbatimi I rendit publik dhe kushteve të sigurisë të shërbimit, objekt i koncesionit, duke përfshirë por pa u kufizuar në aksesin në të gjithë pikat e karburanteve dhe gazit të lëngshëm.
  • Koncesionar ka të drejtë të aksesojë të gjithë pikat e karburantit dhe gazit të lëngshëm pa nevojë të një lajmërimi paraprak, apo marrëveshjeje me subjektin që tregton karburante.
  • Koncesionari ka të drejtë të kryejë inspektime/verifikime shtesë të subjekteve të detyruara, jashtë frekuencës së zakonshme së rënë dakort me Autoritetin Kontraktues, pa aprovimin paraprak të Autoritetit Kontraktues apo subjektit të detyruar që do inspektohet.Gjithashtu koncesionari ka të drejtë të bëjë kontrolle rutinë pë t’u siguruar që shpërndarësi I karburantit dhe gazit të lëngshëm që kanë rezultuar me problem dhe nuk janë riparuar, nuk janë në përdorim.
  • Koncesionari ka të drejtën e bllokimit të mënjehershëm të instrumentit matës në rastet e mosplotësimit të kërkesave teknike dhe metrologjike ligjore dhe ose vendosjen e një shiriti apo të një shenje tjeter dalluese, me efekt njoftimin e qytetarëve , që shpërndarësi përkatës pas verifikimit ka rezultuar me probleme dhe që nuk duhet të përdoret më nga Subjekti I Detyruar, deri në heqjen e shiritit dhe /ose shenjave të tjera dalluese nga koncesionari, që do të bëhet pas riparimit të shpërndarësit dhe pas kryerjes së verifikimit pas riparimit.
  • Noa Inspect kryen kontrollin dhe sigurimin e regjimit automatik.
  • Koncesionari ka të drejtë që në rastet kur nga verifikimi rezulton që instrumenti matës ligjor I kontrollueshëm nuk plotëson kërkesat teknike/metrologjike, të njoftojë Autoritetin Kontraktues.
     

  Koncesionari ka të drejtë të publikoje në faqen e internetit të shoqërisë koncesionare emrat e pikave të karburantit të cilat:

  • Nuk kanë kryer pagesën dhe nuk janë verifikuar,
  • Kanë hequr shiritin dhe/ose shenja të tjera dalluese/njoftuese, sikunder parashikohet në kontratën e koncesionit.Në raste të shkeljes së kësaj pike, koncesionarit I lind e drejta që të dorëzojë denoncimin në organet kompetente.
  • Rezultojnë se e kanë në përdorim instrumentin mates ku jane identifikuar problem teknike/metrologjike.

Na Kontaktoni

Adresa:

Address: Blv. Deshmoret e Kombit, Twin Towers Tirana, Albania

Email

info@noaonspect.al

Telefon

+355 4 2274737

Stafi yne eshte i gatshem ne cdo moment tju pergjigjet per cdo informacion qe ju nevojitet per sherbimet qe kompania jone ofron ne treg.